Libra, dorëshkrime, publikime të huaja, fotografi familjare, makina e shkrimit, stilolapsa dhe aparati fotografik i Dritëro Agollit janë tashmë pjesë e muzeut që mban emrin e tij në fshatin Menkulas të Devollit, aty ku lindi.
Muzeu u përurua në kuadër të 95-vjetorit të lindjes së Agollit, në praninë e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, përfaqësuesve të institucioneve, familjarëve miqve të shkrimtarit dhe banorëve të zonës .
Presidenti Begaj vlerësoi figuren e Agollit jo vetëm si shkrimtar,por edhe si intelektual i mendimit kritik me kontribut të çmuar në debatet e kohës.
Sipas kreut të shtetit, muzeu do të shërbejë jo vetëm si dëshmi e ruajtjes së trashëgimisë sonë të çmuar, por edhe si një adresë e re për studiuesit, lexuesit dhe vizitorët.
Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, e cilësoi përurimin e muzeut një detyrim ndaj kujtesës kulturore, duke ftuar banorët dhe të njohurit e shkrimtarit të kontribuojnë me materiale të tjera për pasurimin e koleksionit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 