Veliaj: Pasuri për të gjithë komunitetin

Salla e re e koncerteve në shkollën e muzikës “Servete Maçi” tashmë do të mbajë emrin e kompozitorit 93-vjeçar Avni Mula.

Inva Mula: Ju falenderoj shumë, është nder për familjen Mula. E gjithë familja jonë i është përkushtuar artit dhe një sallë e re në Tiranë më ngazëllen, më jep shpresë se këtu në Shqipëri nuk do mbarojë asnjëherë ‘kuzhina’ e bukur e talenteve. Dëshira jonë është që kjo të vazhdohet dhe mos të mbarojë asnjëherë.

Gjatë përurimit, kryebashkiakun Erion Veliaj kjo sallë është pasuri për të gjithë komunitetin.

“Është vërtet bekim shumë i madh sot që në këtë hapësirë kaq të vogël, janë mbledhur kaq shumë artistë e kaq shumë talente. Për shkak të pandemisë nuk e mbushnim dot sallën, por doja shumë që, teksa Avni Mula, një nga pasuritë më të mëdha të kombit tonë, i afrohet 93 viteve, ne i kushtojmë këtë sallë fantastike muzike”.

Salla e koncerteve dhe hapësirat e tjera të shkollës, auditori, salla e ekspozitave, biblioteka dhe palestra, janë projektuar për t’u përdorur nga komuniteti pas mësimit. E ndërtuar që në vitin 1950, shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi” u rindërtua nga e para vitin që kaloi.

Tv Klan