India përuroi statujën më të lartë në botë, 181 metra. Vepra është punuar në bronx dhe është një homazh për heroin indian të pavarësisë, Sardar Patel. Statuja në nder të tij kushtoi 430 milionë dollarë.

Ndërtimi i saj ka ngjallur debat të gjerë në vend. Për kryeministrin indian Narendra Modi, statuja do të tërheqë mjaft turistë, por qytetarët kritikuan shpenzimin e tepërt të fondeve publike, duke thënë se ato para mund të ishin përdorur më mirë.

Tv Klan