Kanë kaluar më shumë se 2 dekada që kur ish-futbollisti i njohur David Beckham u dashurua me Victorian, vetëm duke e parë nga ekrani në videoklip. E teksa historia e tyre e dashurisë me shikim të parë konsiderohet si një ndër më të bukurat, sot çifti i famshëm shënon 20-vjetorin e martesës.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram, Victoria dhe David janë kthyer pas në kohë duke publikuar disa foto e duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Pavarësisht ulje-ngritjeve të shumta, ata janë bëre shembulli ideal për të gjithë të dashuruarit, si një nga çiftet më jetëgjatë të botës së showbiz-it.

Prindër të lumtur të 4 fëmijëve dhe biznesmenë të suksesshëm, historia e çiftit Beckham duket si në përralla.

Tv Klan