Në përvjetorin e vrasjes,  drejtuesit e Partisë Demokratike dhe të afërm përkujtuan  “Liderin e Dhjetorit” Azem Hajdari.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Azem Hajdari ishte bashkim i vlerave më të mira patriotike dhe atdhetare.

Ai shprehu mirënjohje ndaj tij dhe ndaj asaj që ai përfaqëson përjetësisht, “

luftën pa kompromis për liri dhe demokraci, qëndrimin kundër vesit, krimit dhe drogës në pushtet. Bashkimin, e vlerave më të mira patriotike dhe atdhetare në një shoqëri që e ka emrin PD.

“Vijmë këtu përulësisht, por po kështu vendosmërisht për të mos e tradhtuar kurrë kujtimin e Azem Hajdarit dhe vlerave për të cilat ai ra. Vijmë këtu për tu zotuar se kurrë më nuk do të pranojmë një diktaturë të re, të krimit, drogës, pushtetit personal dhe autokracisë

”, tha Basha.

Ndërsa Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha vrasjen e Hajdarit e quajti një krim barbar të regjimit.

Sot është një ditë që ne kujtojmë me dhimbje të madhe aktin barbar të kryer nga regjimi, ekzekutimin para selisë së PD-së të ‘tribunit të lirisë’, Azem Hajdari, njeriut që ka bërë si individ më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve

”, tha Berisha.

Azem Hajdari ishte nj ndër liderët kryesorë të studentëve të Dhjetorit që sollën rënien e diktaturës komuniste që kishte sunduar Shqipërinë me ‘grusht të hekurt’ për 45 vite. Ai u vra në moshën 35-vjeçare (12 Shtator 1998) para selisë së Partisë Demokratike, së bashku me truprojën e tij. /tvklan.al