Rama: Aplikuan rreth 1600 kandidatë

Nga 1600 të rinj që shprehen interesin për të qenë kandidatë për deputet të PS vetëm 56 prej tyre janë përzgjedhur si të përshtatshëm për të qenë kandidatë për deputet, ndërsa brenda javës 20 prej tyre do kenë vërtetë mundësinë për të qenë pjesë e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për kryeministrin ndryshe nga sa anatemohet përfshirja në politikë është rruga e vetme për të ndryshuar vendin.

“Sigurisht që politika vazhdon të japë modele të këqija por nga ana tjetër politika nuk ka munguar asnjëherë përgjatë historisë së njerëzit se pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot në ambientin tonë të përbashkët.

Politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë së bashku gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Rreth 1600 vajza e djem, gra e burra, përgjithësisht gjenerata e re kanë shprehur interesin e tyre në mënyrë të guximshme.

Nuk ka qenë e lehtë nga ana e grupit që është koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm për të filtruar ata që janë sot këtu për fazën e dytë”.

Të rinjtë e përzgjedhur me ndihmën e Fondacionit Fridrich Ebert do të trajnohen nga lektor që janë ose kanë qenë pjesë e Parlamentit Evropian.

Tv Klan