Demokratët e Shkodrës votojnë me pak ndryshime listën

Demokratët e Qarkut të Shkodrës votuan sot për 39 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Nga 39 kandidatë, anëtarësia votoi për 37 prej tyre, duke skualifikuar vetëm 1 në Vaun e Dejës dhe 1 në Pukë.

Kandidatët e konfirmuar do t’i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë dhe më pas vendimmarrja finale do t’i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike.

Tv Klan