Ardhja e një fëmijë në shtëpi mund të jetë kënaqësi e madhe, por sjell edhe shumë stres në kujdesin për të.

Pesë këshilla thelbësore për kujdesin e fëmijëve për muajin e parë për t’u qetësuar:

1. Çfarë temperature duhet të ketë dhoma?

Këshillohet të keni një temperaturë prej 22-24 gradë Celsius në dimër dhe 27-29 gradë Celsius në verë. Kondicioneri përdoret kur vlerësohet i nevojshëm, por kini kujdes që asnjëherë të mos drejtoni ajrin drejt foshnjës.

2. Çfarë rrobash duhet të veshë fëmija?

Pak më  ngrohtë se ju… nëse vishni bluza me mëngë të shkurtra, fëmija juaj do të veshë mëngë të gjata. Nëse vishni me mëngë të gjatë, fëmija juaj do të veshë bluza më mëngë të gjata dhe një tjetër bluzë sipër.

3. Sa shpesh duhet të ushqehet?

Ai duhet të ushqehet çdo 3 orë edhe nëse fle duhet ta zgjoni. Ushqyerja me gji nuk ka orë, foshnja ushqehet me gji sa herë që dëshiron.

4. Sa shpesh duhet ndërruar pelenat?

Foshnjat me gji janë 1-7 në ditë. Ndërsa bebet e ushqyer me formula  2-4 në ditë dhe më pas rreth 1-2 orë në ditë.

5. Si duhet të veprosh me kërthizën e bebes?

Duhet që 4- 6 herë në ditë ta pastrojmë me dizifektues që na ka dhënë mjeku dhe duhet mbajtur sa më pastër dhe e thatë. /tvklan.al