Ulçera e stomakut mund të bëhet vërtet problem nëse nuk  i kushtoni kujdesin e duhur. Përveç përdorimit të barnave, mënyra e jetesës dhe kontrolli i ushqimit që konsumoni është shumë i rëndësishëm.

Pacientët që vuajnë nga ulçera, disa ushqime duhet patjetër t’i shmangin për të evituar dhimbjet e mëdha.

1. Erëza / Ushqime pikante

Ushqimet pikante irritojnë stomakun dhe shkaktojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

2. Kafe

Kafeja në të vërtetë nuk shkakton ulçerë, por e irriton atë. Kafeina e pranishme në kafe gërryen zonën e prekur, duke e bërë atë edhe më keq.  Nëse qëllim është shërimi i ulçerës është mirë që të qëndroni larg kafesë ose të zvogëloni marrjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

3. Alkooli

Një pacient me ulçerë duhet të shmangë pijet alkoolike në tërësi. Marrja e alkoolit rrit nivelin e acidit në stomak duke e bërë ulçerën më keq dhe shërimin pothuajse të pamundur.

4. Mishi i kuq

Pacientët me ulçerë duhet të qëndrojnë larg mishit të kuq sepse ai kërkon më shumë kohë për t’u tretur, duke bërë që niveli i acideve në stomak të rritet, gjë që irriton zonën dhe përkeqëson simptomat.

Makaronat, ushqimet e përpunuara duhet të zëvendësohen me fruta dhe perime. Gjithashtu këshillohet të konsumoni shumë ujë./tvklan.al