Pesha e Rrugës së Qumështit – TV KLAN

Pesha e Rrugës së Qumështit

Rruga e Qumështit ka një peshë të barabartë me 1500 miliardë diej. Të paktën kështu rezulton sipas përllogaritjeve të kryera mbi masën e galaktikës sonë nga teleskopi hapësinor Hubble dhe Sateliti Gaia.

Rruga e Qumështit, pjesë e së cilës është edhe Toka, është vetëm një pjesë e vogël e Universit dhe përbëhet nga rreth 200-400 miliardë yje, por edhe planete, gaz dhe shumë përbërës të tjerë. Dhe matja e masës së saj, pra sasisë së materies që e përbën, është një mision pothuajse i pamundur, mbi të cilin punohet prej vitesh. Për shkencëtarët, ky informacion është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar evolucioni, por edhe të ardhmen e saj.

Kështu, një bashkëpunim mes dy agjencive hapësinore më të rëndësishme, asaj amerikane NASA dhe asaj evropiane ESA, është arritur në një hipotezë. Astronomët, duke u bazuar në një rregull dhe në shumë të dhëna të tjera shkencore, propozojnë teorinë. Sipas tyre, galaktika ka një rreze prej 130.000 vite dritë, mund të përfshijë deri në 400 miliardë yje dhe mendohet se peshon se sa 1500 miliardë masa diellore.

Gjithashtu, nga studimi është rikonfirmuar edhe forma e galaktikës. Ajo është në formë spirale, e ngjashme me galaktikën e Andromedës.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*