Peshëngritja merr medalje në Kupën e Mesdheut

Posta

Peshëngritja merr medalje në Kupën e Mesdheut

16:22 05/10/2019

Erkand Qerimaj bën paraqitjen më të mirë nga shqiptarët

Peshëngritja shqiptare po vijon në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike. Briken Çalja e ka të sigurt një vend në Tokio 2020, ndërsa po vijojnë ta kërkojnë Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli.

Të dy arritën të ngjiten në podium në Kupën Mesdhetare që po zhvillohet në San Marino. Qerimaj u rendit i pari duke vendosur edhe rekord mesdhetar në peshë deri 81 kilogramë, duke ngritur 346 kilogramë në dygarësh. Në podium u ngjit edhe Krenar Shoraj me 3 medalje argjendi për peshën deri 89 kilogramë.

Për Briken Çaljen pati 1 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Peshëngritësit shqiptarë do të marrin pjesë edhe në të tjerë aktivitete kualifikuese para Tokio 2020.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT