Ky peshk i hedhur në tokë, jashtë kushteve higjeno-sanitare mund të përfundonte në tryezat e qytetarëve, duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.

Plot 27 kg peshk që shitej në këtë pikë tregtare në rrethrrotullimin e Grabjanit në Lushnje, u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Prej vitit 2000, ky subjekt tregtar që u bllokua dhe gjobit me 300 mijë lekë nga AKU, tregtonte peshk në këtë gjendje.

Prej javësh Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nsiur një kontroll në të gjithë vendin për ndëshkimin e çdo subjekti që kryen therje në rrugë si edhe tregton produkte shtazore në kushte të papërshtatshme.

Në Tiranë 10 subjekte që tregtonin mish dhe peshk janë bllokuar pasi nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare, ndërsa 9 pika tregtare janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Tv Klan