Përbërësit:

1 koc i freskët

3 patëllxhanë

1 vazo qiqra

3 kunguj jeshilë

2 domate

borzilok

https://youtu.be/Hsvl20gaLjs?t=9m35s

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me vaj ulliri skuqen qepët, patëllxhanët dhe borziloku për përgatitjen e kremit. Më pas shtojmë një tabletë pule për shije dhe ujë që të ziejnë bashkë. Pasi ziejnë pak të gjitha bashkë shtojmë edhe disa qiqra që kremi të lidhet më mirë. Sfiletohet peshku dhe marinohet mirë me kripë, piper, vaj ulliri, hudhër dhe trumzë. Më pas në një tigan skuqen kungujt me hudhra e qiqra dhe pasi skuqen shtohen domate të freskëta. Në një tjetër tigan skuqet peshku i marinuar. Në një mikser hedhim patëllxhanët e skuqur dhe borzilok të freskët dhe i bëjmë krem. Fillimisht në pjatë vendoset kremi i patëllxhanit, më pas me një formë vendosen kungujt e skuqur dhe qiqrat dhe mbi to fileton e peshkut.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al