Përbërësit:

450 gr patate

300 gr koc

80 gr kos

60 gr pomodorini

60 gr kastraveca turshi

30 gr ullinj

1 limon

1 spec djegës

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë shtojmë fillimisht kripë, kurkuma dhe pak uthull dhe vendosim patatet që të ziejnë.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim dy thelpinj hudhër për aromë dhe filetot e peshkut, të cilat i kalojmë më parë në pak miell.

Presim pomodorinit në dy pjesë dhe i marinojmë me kripë, piper, shtojmë ullinjtë të cilëve iu kemi hequr bërdhamën dhe i kemi prerë dhe majdanoz. Heqim filetot e peshkut dhe në të njëjtin tigan shtojmë pak verë dhe më pas patatet e ziera, pomodorinit dhe ullinjtë dhe i skuqim bashkë.

Në një letër furre vendosim fillimisht patatet dhe pomodorinit që skuqëm bashkë, mbi to fileton e peshkut, pak lëkurë limoni dhe piper dhe e mbyllim. I vendosim në tavë dhe i fusim në furrë për disa minuta. Më pas përgatisim salcën me të cilën do t’i shoqërojmë. Në një gotë mikseri vendosim kastravecë turshi, shtojmë majdanoz, 3 thelpinj hudhër, kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë. Më pas shtojmë edhe kosin dhe pak bukë të grirë, vazhdojmë i miksojmë edhe për pak derisa të formohet salca.

Në një tas vendosim salcën dhe anash saj fileton e peshkut me perime.

/tvklan.al