Përbërësit:

1 peshk kocë

Domate të vogla

Vaj ulliri

Majdanoz

2 thelpinj hudhra

Gjysmë gotë verë e bardhë

Përgatija:

Pasi pastrojmë pjesën e brendshme të peshkut, e mbushim me një tufë majdanoz dhe me thelpinjtë e hudhrës të ndara në dysh. I shtoni dhe pak kripë.

Vendoseni në një tavë dhe shtoni përreth tij domatet e vogla të ndarë në dysh, si dhe disa thelpinj hudhre. Shtoni vajin e ullirit dhe verën e bardhë.

Futeni në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë për thuajse 20 minuta./tvklan.al