Përbërësit:

300 gr peshk pëllumb

100 gr pomodorini

30 gr ullinj

20 gr caperi

1 baguette

Hudhër

Spec djegës

Majdanoz

Dafinë

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht i heqim lëkurën peshkut pasi është shumë e fortë dhe e marinojmë me vaj, kripë, piper dhe uthull. Grijmë imët majdanozin, specin djegës, caperit, disa thelpinj hudhër, qepën dhe i skuqim bashkë në një tigan me pak vaj ulliri. Në të njëjtin tigan shtojmë edhe ullinjtë, dy gjethe dafinë. Vendosim peshkun që të skuqet, shtojmë në të edhe pomodorini. Pasi skuqet pak shtojmë në të ujë dhe e lëmë të ziejë për 6-7 minuta. Presim disa pomodorini dhe shtojmë në to caperi, majdanoz, vaj ulliri dhe hudhër të grirë imët. Masën e përgatitur e vendosim mbi brusketat e thekura dhe janë gati për t’u servirur.

/tvklan.al