Peshkaqenët orientohen me fushën magnetike të tokës



Peshkaqenët orientohen me fushën magnetike të tokës

22:14 17/05/2021

Studimi: Udhëtojnë nëpër oqeane dhe gjejnë rrugën e kthimit

Shkencëtarët kanë zbuluar se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës, si një lloj GPS natyral, për të udhëtuar në distanca të largëta përgjatë oqeaneve të botës.

Hulumtues kanë bërë me dije se eksperimentet laboratorike detare me specie të vogla peshkaqenësh kanë konfirmuar spekulimet e kahershme se ata përdorin fushat magnetike për t’u orientuar.

Studimi i publikuar në revitën Current Biology tregon se kjo veti është vërejtur edhe te kafshë të tjera, si breshkat e detit. Ai hedh dritë gjithashtu edhe mbi pikëpyetje të tjera, se pse peshkaqenët janë në gjendje të përshkojnë detra të tëra dhe të gjejnë rrugën e kthimit, të gjejnë prenë dhe të shumohen.

Sinjalet e para mbi këtë fenomen sipas revistës Science erdhën që në 2005-n, kur një peshkaqen i madh, i bardhë u gjurmua teksa notonte nga Afrika e Jugut drejt Australisë në një vijë të drejtë thuajse perfekte, ç’ka i bëri shkencëtaret të dyshonin se peshkaqenët kanë një ndjesi magnetike që i ndihmon në orientim, por shumë pak kërkime ishin bërë që prej atëherë në këtë drejtim.

Klan News







Të ngjashme