peshkaqenetPeshkaqenët janë të prirur të vrasin 9 herë më shumë meshkujt sesa femrat. Ky është përfundimi i një studimi që i ka lënë shkencëtarët pa fjalë.

Në këtë eksperiment u vu re se 84 % e rasteve të incidenteve të sulmeve të pëshkaqenëve, ishin meshkuj, ndërsa po meshkuj ishin në 89 % të rasteve të sulmeve fatale për jetën.

Autori i këtij studimi, Profesori Daryl McPhee tha se këto përfundimi ishin kaq të habitshme sa grupit të shkencëtarëve iu desh që t’i kontrollonin rezultatet dy herë.

Ai tha se pjesa më e madhe e sportistëve në ujë janë meshkuj, gjë e cila mund të jetë edhe një ndër arsyet e këtij rezultati.

Studimi i realizuar në Universitetin Bond të Queensland, Australi, tregoi gjithashtu se në këto 30 vitet e fundit ka patur një trefishim të sulmeve të paprokuara të peshkaqenëve.

Australia ka numrin më të madh të sulmeve fatale, me 32 vdekje në 171 sulme.

E. Kalaja