Peshkaqeni i bardhë i merr jetën sërfistit



Peshkaqeni i bardhë i merr jetën sërfistit

10:47 07/06/2020

Një peshkaqen i bardhë i ka marrë jetën një sërfisti në Australi. Sipas asaj që raportojnë mediat, peshkaqeni e kafshoi viktimën në këmbë ndërkohë që ai po praktikonte sportin në ujërat e New South Wales, rreth 800 kilometra larg Sydney-t.

Të kota ishin përpjekjet e disa personave që tentuan ta shpëtonin të ndjerin, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Edhe pse u dërgua në breg të detit, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të rënda. Në fakt ky është sulmi i tretë fatal me peshkaqenë në ujërat detarë të Australisë për këtë vit.

Menjëherë pas ngjarjes të gjithë njerëzit u urdhëruan që të dilnin nga uji. Peshkaqenët e bardhë janë shumë aktivë në atë zonë të Australisë.

Në Prill, një 23-vjeçar humbi jetën, ndërsa në Janar vdiq një tjetër për shkak të këtyre sulmeve./tvklan.al



Të ngjashme