Peshkaqeni i bardhë është në rrezik zhdukjeje në ujërat e Mesdheut. Aktiviteti njerëzor është kërcënimi kryesor ndaj kafshës, zhdukja e të cilit do të vinte në rrezik zinxhirin ushqimor detar. Në këtë konkluzion kanë mbërritur studiuesit e universiteteve La Sapienza, Standford dhe Virginia Tech, së bashku me një sërë institutesh biologjike dhe të shkencave të jetës.

Sipas autorëve të studimit, të cilët janë bazuar në statistikat e 160 viteve të fundit, rezulton se reduktimi i numrit të ekzemplarëve nuk është homogjen në rajonin tonë. Ky fenomen ka nisur që në gjysmën e dytë të ’900 dhe në zonën qendrore të Mesdheut vërehet një reduktim prej 52%, ndërsa në Detin Marmara arrin në 96%.

Në bazë të statistikave të publikuara rezultatet janë shqetësuese, pasi pakësimi i numrit të peshkaqenëve të bardhë mund të ketë impakt të rëndë mbi ekosistemin e gjithë hapësirës detare mesdhetare. Bazuar edhe në studime të tjera ndërkombëtare, rezulton se Mesdheu është në krye të klasifikimit për rrezikun e zhdukjes së species në shkallë globale.

Klan Plus