Një peshkatar është tronditur kur hapi barkun e një peshkaqeni dhe pa një këlysh me pamje të çuditshme, fytyra e tij dukej si njeri.

Abdullah Nuren, 48 vjeç, kapi në rrjetën e tij një peshkaqen në ishullin Rote Ndao në provincën Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë të Dielën, 21 Shkurt. Kur i hapi barkun, peshkatari e kuptoi se peshkaqeni kishte qenë shtatzënë me tre këlyshë dhe njëri prej tyre kishte dy sy të mëdhenj rrumbullakë.

Abdullah e vendosi peshkaqenin e vogël mbi një karton dhe në pamjet e shpërndara nw internet duket sikur ka një fytyrë njerëzore. Abdullah tha se ishte këlyshi i vetëm i deformuar.

“Fillimisht gjeta një peshkaqen nënë të kapur në rrjetën e peshkarexhave. Të nesërmen hapa barkun e peshkaqenit nënë dhe gjeta tre këlyshë. Dy ishin si nëna dhe këlyshi tjetër dukej sikur kishte një fytyrë njerëzore”.

Peshkatari e mori në shtëpi peshkaqenin e vogël dhe po e ruan aty. Ai tregon se fqinjët i kanë ofruar para për ta blerë, por ai nuk pranoi ta shiste atë.

“Shtëpia ime ka qenë e mbushur me njerëz që duan të shohin peshkaqenin. Shumë njerëz duan ta blejnë, por unë do ta ruaj, mendoj se do të më sjellë fat të mirë”, u shpreh ai. /tvklan.al