Mjekët: Numri i lartë i kontrolleve tregon sensibilizimin e vajzave dhe grave
900 ekzaminime janë kryer gjatë këtij viti në spitalin e Dibrës nga vajza dhe gra për kancerin e gjirit. Sipas mjekëve kjo është një shifër e lartë për këtë qark dhe tregues i sensibilizimit për ta diagnostikuar sëmundjen në kohë.
“Gjatë muajit Tetor janë realizuar rreth 900 mamografi dhe kjo është një shifër shumë e mirë për zonën tonë pasi ne jemi një zonë e vogël dhe kjo falë këtyre aktiviteteve sensibilizuese dhe duke patur parasysh këtë numër kemi rreth 15-18 raste që janë dërguar për ekzaminime më të specializuara.”
Pjesa më e madhe e kontrolleve janë bërë gjatë muajit tetor që njihet edhe si muaji i sensibilizimit
“Këto ekzaminime mos të fokusohen vetëm gjatë muajit Tetor, por të jenë në 12 muajt e viti. Gjithashtu nuk është e mjaftueshme vetëm një herë realizimi i mamografisë. Të gjithë ata zonja duhet të ndjekin protokollet shëndetësore për të ribërë ekzaminimet në varësi të indikacioneve që ju jep mjeku përgjegjës.”
Gjatë muajit që lamë pas autoritetet shëndetësore në Dibër zhvilluan disa aktivitete me qëllim sensibilizimin për kryerjen e ekove dhe mamografisë.
Klan News