Aksident_PEshkopiDy persona kanë mbetur të plagosur sot në mbrëmje si pasojë i një aksidenti të rëndë me makinë në komunën Merlan në fshatin Grenë të Peshkopisë. Të aksidentuarit mësohen se janë Gentian Mehmeti 29-vjeç si dhe Hektor Dema.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se makina me të cilën po udhëtonin dy të plagosurit ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë në flakë.

Hektor Dema është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë, ndërsa 29-vjeçari Mehmeti po trasportohet drejtë spitalit ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë, policia rajonale ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

 

Redaksia/e.k