Një grua në Rusi ka ndarë në rrjetet sociale disa foto të maces së saj të quajtur Kefir, e cila u bë menjëherë virale pasi për shumë ajo është felini më i madh që kanë parë.

Macja peshon 12 kg dhe sipas pronares së saj Yulia Minina në Stary Oskol të Rusisë, ajo vijon të rritet ndonëse është 2 vjeçe. Felini i përket racës “Maine Coon” dhe për ekspertët ajo do të vijojë të rritet dhe për 2 vjet të tjera.

Konsiderohet gjithashtu një nga macet më të mëdha të zbutura që prej asaj të Savanës në vitet 1980-të. Maine Coon mbajnë gjithashtu rekordin si macet më të gjata në botë, nga të cilat Steëie nga Nevada arriti rekordin në 122 cm nga maja e hundës deri të maja e bishtit, para se të ngordhte në 2010.

Klan News