Hëna e re në Akrep do të sjellë ndryshime për të gjitha shenjat, por te 4 prej tyre ndikimi do të ndihet më shumë. Gjatë parashikimit për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri shprehet se shenjat fikse: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor do të ndërmarrin iniciativa të guximshme, por duhet të kenë kujdes me vendimet e tyre.

Financat  do të jenë një fokus shumë i rëndësishëm për Dashin e Peshoren që pritet të kenë shpenzime të mëdha. Nga ana tjetër, Peshorja duhet të shlyejë sa më shpejt detyrimet ndaj të tjerëve për të evituar presionin e tyre.

Dashi – Në skenë vazhdojnë të jenë çështjet financiare dhe preokupimi juaj lidhur me investimet. Nuk përjashtohet mundësia që të bëni një fillim të ri duke futur në jetën tuaj një bashkëpunim të ri financiar, të filloni një punë të re ku të keni të ardhura ndryshe nga herët e tjera ose të jeni të angazhuar në një investim. Kjo hënë e re ka një dinamizëm të veçantë dhe kërkon ndërmarrjen e një iniciative shumë të guximshme, ju jeni njerëz të guximshëm dhe të iniciativës së re. Kujdes hiperbolizmin, nxitimin dhe ndërmarrjen e një iniciative që mund t’ju nxjerrë jashtë buxhetit. Vazhdoni të jeni parashikues në fushën e financave tani dhe përgjatë pjesës së parë të 2024 sepse do të keni shanse dhe do të mendoni se do të jetë gjithmonë kështu dhe do të hidhni një hap të madh që mund t’ju nxjerrë jashtë loje. Sa i përket jetës personale në familje apo shoqëri, jini të kujdesshëm në sjelljen tuaj, larg nxitimit, arrogancës dhe konflikteve.

Demi – Kjo hënë e re zhvillohet në aspektin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja prandaj kujdes me to në çfarëdolloj fushe. Kujdes me çfarë firmosni, nëse bëni një bashkëpunim financiar bëni kujdes  se sa shtrini këmbën. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe disa nga ju do t’i provokoni vetë ndryshimet sepse mund të mos ndiheni komodë në situatën e tanishme, keni ju nevojë të bëni ndryshime, të ndiheni të lirë. Disa mund të udhëhiqen në një ndarje ose marrëdhënie të re që mund të jetë ndryshe nga marrëdhëniet e tjera.

Binjakët – Do keni zhvillime në punë, jetën e përditshme që mund të jetë shumë e ngarkuar. Në këtë plan mund të ndodhin ngjarje ose ndryshime që mund t’ju befasojnë dhe duhet t’i menaxhoni. Disa nga ju mund të ndërroni punë, të lini një punë për të filluar një punë të re ndërsa nëse jeni në kërkim të një pune, do ta gjeni. Do të keni zhvillim dhe përparim në botën e arritjeve që kanë të bëjnë me punën tuaj. Të  lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës kanë disa pengesa, disa përgjegjësi më të mëdha. Vështirësitë dhe shanset do i kenë nga Maji 2024 dhe më tej, deri në pjesën e parë të 2025. Në këtë periudhë do ketë vendosje të tilla planetare që disa gjëra duken si shanse, por duhet të jenë të kujdesshëm.

Gaforrja – Hëna e re zhvillohet në aspektin që ka të bëjë me të dashurit tuaj, dashurinë, fëmijët, planet dhe investimet tuaja. Është në lidhje harmonike me ju kështu që mund të ndërmerrni iniciativa që kanë si qëllim ndryshimin e kushteve aktuale që kanë të bëjnë me fëmijët, familjen, të dashurin. Disa nga ju mund të nisin një dashuri të re, një lidhje që do bëhet më e fortë. Mund të keni konflikte me njerëz të dashur, miq ose të dashurin i cili mund të vijë pa e kuptuar.

Luani – Ky fillim i ri ka të bëjë me shtëpinë, familjen dhe të reflektohet në ndryshimet në karrierë. Kujdesuni më tepër për veten, kujdes në ndonjë aktivitet në shtëpi, ndonjë aksident që  mund t’ju mbajë pak  larg punës ose përgjegjësia ndaj një prindi të familjes mund të sjellë ndryshime në sferën profesionale. Mund të bëni ndryshime zyre e vendi, ndikohet aksi familje-punë. Kujdes në iniciativat që do të merrni, mos veproni në mënyrë të nxituar dhe ruani marrëdhëniet familjare.

Virgjëresha – Me këtë hënë të re keni mundësi të bëni udhëtime ose të vendosni për një të tillë. Planifikojeni mirë sepse mund të keni anulime ose të dilni jashtë programit. Mund të jeni të ftuar të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen do të jenë brenda disa ndryshimeve në planet tuaja. Kini kujdes se si përdorni fjalë, mënyrën për të bindur të tjerët që është një talent juaji por mos hyni në konflikt me njerëzit e rrethit tuaj të përditshëm.

Peshorja – Hëna e re zhvillohet në fushën e financave tuaja. Do të keni përfitime por jeni të ftuar të rregulloni detyrimet financiare ndaj të tjerëve. Nëse iu detyroheni, do të kenë pretendime e kërkesa. Menaxhoni mirë financat tuaja që ky fillim i ri të funksionojë mirë për ju. Peshorja mund të bëjë një fillim të ri duke marrë një kredi, por të tjerët mund të jenë më kërkues ndaj saj nëse ka detyrime ndaj duhet t’i rregullojë. Mund edhe të shpenzojë shumë dhe do dalë jashtë planifikimit.

Akrepi – Hëna e re në shenjën tuaj sjell fillime të reja që do sjellë ndryshime në akset kryesore të jetës tuaj. Është një hënë shumë dinamike, por edhe ju si karakter dhe temperament jeni i tillë. Do të ndërmerrni iniciativa që do vijnë përmes ndryshimeve, dinamizmit dhe një projekti të madh. Jini të qartë në kokën tuaj se çfarë doni, por edhe në mënyrën e strategjinë si do ta realizoni. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Disa nga ju do përjetojnë ndarje, do prishin një bashkëpunim me qëllim që të filloni diçka ndryshe nga herët e tjera. Jini të kujdesshëm në sjelljen tuaj, jo arrogantë apo ziliqarë, posesivë sepse mund të humbisni kontrollin.

Shigjetari – Ndoshta problemet e rutinës, jetës së përditshme do ju nxjerirn jashtë qetësisë dhe formës tuaj, mund të keni ngjarje që do t’ju befasojnë. Ekuilibroni ankthin, stresin dhe gjeni kohën të qetësoheni, relaksoheni. Kujdesuni për fëmijët dhe bëni njëë planifikim të mirë sepse nga data 23 fillon një periudhë dinamike dhe me plot realizime për ju.

Bricjapi – Kjo hënë e re ëhtë shumë dinamike dhe është për njerëz të guximshëm e dinamikë. Është në lidhje harmonike me shenjën tuaj por s’duhet të veproni me nxitim dhe të shihni kushtet rreth jush e të mosveproni jashtë standardeve që prishin rrethanat. Nëse keni në plan një iniciativë të tillë mund të shihni për disa ndryshime sepse do ju detyrojnë faktorët e jashtëm.

Ujori – Jeni edhe ju një nga katër më të ndikuarit dhe do të keni fillime të reja në punë. Këto mund të jenë si pasojë e ndryshimeve që mund të bëni në familje ose shtëpinë tuaj apo anasjelltas. Keni forcën dhe guximin të ndërmerrni iniciativa të rëdësishme, por nëse kjo kërkon edhe forcë apo buxhet të madh, jini të kujdesshëm.

Peshqit – Është momenti të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj, planet lidhur me të ardhmen që mund të jenë afatshkurtra dhe afatgjata. Këto plane kanë të bëjnë me jetën tuaj të përditshme, punën por edhe jetën personale. Është një hënë e re që do ju sjellë shanse në të gjitha këto dhe planet do jenë në varësi të cilësisë së jetës suaj. Planet duhet të jenë sa më reale dhe sa më të mira në mënyrë që jeta juaj të shkojë drejt përmirësimit./tvklan.al