“Tre Luanët” e Anglisë mund të kenë përballë kundërshtarët e tyre më të pazakontë: peshqit e sheshtë. Ekspertët e akuariumit Sea Life në Londër kanë ndarë një video të lezetshme të këtyre peshqve duke luajtur futboll nën ujë.

Topi, i cili është i mbushur me ushqim inkurajon stimulimin mendor, është shprehur ekipi. Loja është konceptuar që të stimulojë sjelljet natyrore të kafshëve nënujore.

Në videon e shpërndarë nga “Daily Mail”, 6 peshq të sheshtë luajnë me një top me vrima ku ndodhet ushqimi i tyre i parapëlqyer. Këta peshq kanë një aftësi të veçantë për të gjuajtur prenë duke u bazuar te fusha elektrike e saj.

Por në këtë lojë, ata duhet të përdorin shqisën e nuhatjes për të gjetur ushqimin. Me një zgjidhje të thjeshtë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin, peshqit e sheshtë kuptuan që ata duhet të notojnë drejt topit dhe ta pasojnë midis tyre që ushqimi të dalë prej tij në mënyrë që të ushqehen./tvklan.al