Gabim foshnjarak në Kanada-Haiti

Europiani i kësaj Vere deri më tani ka prodhuar tre, por autogoli më i çuditshëm vjen nga kualifikueset e Botërorit, Katar 2022 në Amerikën e Veriut. Protagonist negativ është bërë portieri i Haitit, Josue Duverger, i cili pësoi një gol të turpshëm në humbjen 3-0 përballë Kanadasë.

Kur po kronometrohej shtesa e pjesës së parë, mbrojtësi Lafrance kërkoi të qetësonte lojën, duke kthyer topin mbrapa te shoku i tij në portë, aty ku ndodhi edhe gabimi i dyfishtë. Portieri i Haiti nuk e kontrolloi topin fillimisht, duke i kaluar në mes të këmbëve.

Pak centimetra larg vijës fatale, ai tentoi për ta pasuar diku tjetër, por e preku me këmbën e majtë, duke i ndryshuar drejtimin dhe e futur në rrjetë. Një gabim foshnjarak, me portierin dhe të pranishmit që nuk iu besonin syve.

Kanadaja kalon kështu në raundin final të Kupës së Botës, duke qenë shumë pranë pjesëmarrjes në turneut që do mbahet në Katar në fundin e vitit të ardhshëm.

Klan News