Aktori William Levy është bërë i njohur nga telenovelat e shumta që janë shfaqur në ekranet tona. Ai ka fituar zemrat e të gjithëve duke u bërë aktori më i preferuar për shumicën prej nesh.

Se fundmi William po kalon momente shumë të vështira, pasi djali i tij ka pësuar një aksidet në fushën e golfit. Sipas mediave të huaja ai po udhëtonte me një makinë golfi e cila është përmbysur duke i shkaktuar lëndime të shumta. Christopher është dërguar në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe po merr trajtimin e duhur.

Aktori përmes një postim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë për mbështjetjen që ka marrë.

 “Falenderoj të gjithë ata që janë luter për djalin tonë Christopher. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijë besimtar. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve mirënjohëse ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë!

Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim tek Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit e për të bekuar të tjerët. Amen!”, ka shkruar aktori. /tvklan.al