Gazeta serbe Blic, shkrim për profesionalizmin e spitalit Amerikan 3

Gazeta serbe Blic ndalet në Tiranë, në stafin e spitalit Amerikan 3. Bëhet fjalë për trajtimin me sukses të një  63-vjeçareje serbe e cila pësoi goditje në tru gjatë muajit Prill.

Jelena, mjekja anesteziste serbe dhe bashkëshorti i saj, ishin me pushime në Sarandë kur vendi ynë ndodhej në izolim në kushtet e pandemisë. Në datë 15 Prill Jelena pëson një goditje në tru dhe transportohet me urgjencë drejt Spitalit Amerikan 3 ku ndodhet Qendra e Stroke, qendra më e specializuar në rajon për trajtimin e goditjeve në tru.

Mjekët e Spitalit Amerikan i vijnë në ndihmë pacientes dhe rasti i vështirë pasqyrohet edhe në mediat serbe. Familja falenderon mjekët dhe stafin e Spitalit Amerikan 3.

“Në 15 Prill bashkëshortja ime pëson goditje në tru, transportohet në spitalin e Sarandës dhe që atje e sjellim në spitalin amerikan 3. E çfarë mund të them, përveç se janë të shkëlqyer, doktorët, infermierët, stafi i gjithë u kujdes edhe për mua, pasi me rezervuan një dhomë brenda ambienteve të spitalit  ku unë mundtë qëndroja. Doja të falenderoja menaxherin e spitalit, për mikëpritjen dhe gjithë punën e bërë me sukses në drejtim të bashkëshortes time, e cila tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Në Qendrën e Stroke në Spitalin Amerikan 3 janë trajtuar me sukses edhe qytetarë grek, ukrainas dhe francez, përveç atyre vendas, pasi kjo është qendra me e specializuar në rajon për goditjet në tru.

“3 javë mbas ndërhyrjes Jelena sot do të largohet nga Spitali Amerikan drejt Serbisë, në gjendje të stabilizuar”, shprehet mjeku anestezist Rudin Domi.

Tv Klan