Peter Magyar tanimë kundërshtari më i zëshëm i Kryeminstrit hungarez Viktor Orban po kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje teksa është zotuar të rrëzojë qeverinë për të cilën thotë se është e korruptuar.
Ai bën fotografi me mbështetësit përpara një tregu në Budapest, ndërsa mes të tjerash shfrytëzon rrjetet sociale duke njoftuar se partia e tij Tisza ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Qershor.
Ishte një lëvizje tipike e Mayagar, dikur pjesë e qeverisë, cili është shfaqur në muajt e fundit si ajo që disa vëzhgues e shohin si kërcënimin e parë serioz në vite për kryeministrin nacionalist të Hungarisë Viktor Orban.
Që nga ringjallja e partisë së tij Tiza në Shkurt, Magyar 43 vjeç, ka tërhequr turma të mëdha në mitingje në të cilat ai ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe drejtimin e një makine propagande.
“Ne do të donim një Hungari të lumtur, paqësore, moderne, evropiane . Qindra mijëra ose miliona mbështetës të Partisë Tisza do të donin të kapërcenin ndarjet politike dhe do të donin të flisnin për problemet reale, për gjendjen e shëndetësisë, për arsimin, për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë. Ne dëshirojmë të risjellimim disa miliarda euro fonde të BE-së që Brukseli i ka ngrirë për shkak të korrupsionit të qeverisë Orban. Kërkojmë një dialog normal, konstruktiv, por kritik me Bashkimin Evropian”.
Qeveria i mohon akuzat, por Magyar ka shfrytëzuar frustrimet e votuesve me Orbanin, i cili gjithashtu ka larguar shumë nga aleatët e Hungarisë në Bashkimin Evropian me qëndrimin e tij ndaj Rusisë dhe lëvizjet që ata thonë se mbytin proceset demokratike.
“Ne po ofrojmë një ndryshim në gjithçka, një atdhe krejtësisht të ri, sepse njerëzit janë të dëshpëruar. Njëzet vjet pas anëtarësimit në BE – kur u anëtarësuam, Hungaria ishte ndër kandidatët kryesorë dhe tani është vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Evropian edhe me fondet që kemi marrë dhe zyrtarisht ne jemi vendi më i korruptuar”.
Mbështetësit shprehen se lëvizja e Magyar është një dritë në fund të tunelit ndërsa ishte në një tubim fushate në qytetin jugperëndimor të Dombovar.
Partia Tisza e cila quhet ndryshe “Respekt dhe Liri” kishte qenë joaktive derisa Magyar rinisi punën në të, por tashmë është bërë grupi më i madh opozitar, tregojnë sondazhet.
Një sondazh i kohëve të fundit nga anketuesi Median tregoi se Tisza mund të fitonte deri në 25% të votave në Hungari në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, e dyta pas 45% të Fidesz.
“Kjo është drita në fund të tunelit, që ne mund të dalim nga ky vend kaq i korruptuar. Dhe është Peter është ai që solli këtë shpresë për shumë prej nesh”.
“Popullariteti i partive klasike opozitare është në rënie. Ndoshta tashmë është e dukshme që njerëzit kanë filluar të heqin dorë nga figurat e vjetra, të cilat ata kanë pritur që do të sillnin ndryshimin, dhe po i drejtohen fytyrave të reja. Dhe këtu shoh të ardhmen e vendit dhe këtu shoh shpresën”.
Popullariteti i Magyar është rritur me shpejtësi që kur ai akuzoi Orbanin për korrupsion në një intervistë të shfaqur në kanalin YouTube Partizan në Shkurt, duke arritur më shumë se një milion shikime brenda ditëve në një vend me më pak se 10 milionë banorë.
Magyar punoi për Ministrinë e Jashtme dhe më pas zyrën e Kryeministrit në Bruksel përpara se të punonte në një bankë shtetërore dhe më pas të drejtonte një agjenci kredie studentore. Ai u zhgënjye me Fidesz për atë që ai tha se korrupsioni dhe propaganda kishin arritur nivele të frikshme.
“Unë jam një jurist dhe nuk e kam mësuar askund të përdororja rrjetet sociale. Dikur merresha me aktivitetin në rrjetet sociale të ish-gruas sime dhe ndoshta jo rastësisht ndjekësit e saj u rritën nga zero në 180,000 dhe ndoshta jo rastësisht. Makina e propagandës është shumë më e fortë se ka disa pjesë të vendit që i arrin vetëm propaganda, televizioni publik, i cili nuk transmeton një fjalë të vërtetë, dhe gënjejnë edhe kur ata bëjnë pyetje. Tani jam shumë i kënaqur që shtrirja jonë është rreth pesë herë më shumë se e gjithë qeveria që shpenzon disa qindra milionë para për të”.
Orban 60 vjeç, ka qenë në pushtet për 14 vjet, por ekonomia e Hungarisë është në recesion. Së fundmi tensionet janë rritur teksa ai fali edhe një person që ndihmoi në fshehjen e abuzimit seksual në shtëpinë e fëmijëve, ka tronditur Hungarinë.
Që nga Shkurti, Magyar ka fituar ndjekës prej më shumë se 270,000 në Facebook, platforma kryesore të mediave sociale në Hungari , ku Orban ka 1.2 milionë ndjekës.
Në Mars, Magyar mori 2.37 milionë ndërveprime në postimet e tij krahasuar me 811,000 të Orban. Kryeministri veteran zakonisht ka kryesuar raportin mujor të dhënë nga faqja e lajmeve Telex.
Analisti Gabor Toka, studiues i lartë në Arkivin e Shoqërisë së Hapur, shprehet se hungarezët që kundërshtonin sundimin e Orbanit nuk ishin shërbyer mirë nga partitë tradicionale të opozitës.
“Ka një pakënaqësi të madhe me qeverinë, kështu që ka shumë kërkesa për ndryshimin e qeverisë, por kjo kërkesë nuk shërbehet nga opozita e krijuar, të paktën jo që nga viti 2022 pas zgjedhjeve që sollën konkluzione katastrofike. Ata janë krejtësisht të paefektshëm në ofrimin e një sfide ndaj regjimit dhe kjo e bëri këtë popullin në fakt super të pakënaqur”.
Magyar ia atribuon ndjekjen e tij pakënaqësisë publike me mediat kryesore të lajmeve, ndërsa Orban përballet me akuza, të cilat Kryeministri i mohon, për prishjen e lirisë së medias.
Rritja e Magyar është shoqëruar me sulme nga mediat e financuara nga qeveria, të cilat e kanë akuzuar atë për marrjen e posteve shtetërore me ndihmën e ish-bashkëshortes së tij, një ish-ministre e Drejtësisë. Autoritetet hungareze po hetojnë raportet pasi ai pranoi financime të huaja.
Nga ana tjetër zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian do të jenë për ‘luftë ose paqe’.
Kryeministri hungarez Viktor Orban gjithashtu po bën fushatë në zgjedhjet evropiane me premtimin se vetëm partia e tij Fidesz përfaqëson paqen dhe ata që duan të shmangin një luftë të afërt të tretë botërore duhet të votojnë për të.
“Ajo që është realisht në lojë këtu është lufta. Prandaj ne nuk duhet të shikojmë se kush është i majtë apo i djathtë, as ideologjitë, madje as partitë, por se si deputetët e zgjedhur qëndrojnë për luftën. Nëse forcat pro paqes e bëjnë mirë politikën e tyre në vendet e Evropës Perëndimore, atëherë ne mund të kemi një Parlament Evropian që nuk i shtyn liderët evropianë drejt luftës, por e tërheq Evropën nga skaji i humnerës. Në rastin e Hungarisë ata që votojnë për Fidesz do të votojnë për paqen”.
Orban po përballet me një opozitë e re politike dhe madje edhe protesta të reja opozitare po kërcënojnë të përmbysin status quo.
Një nacionalist që ka qenë në pushtet për 14 vjet, Orban shpreson se partia e tij Fidesz do të fitojë nga një rritje e mbështetjes së ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, ndërsa përgatitet të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian për gjysmën e dytë të vitit.
Lideri hungarez ka paralajmëruar njerëzit që të mos votojnë për partitë e opozitës pasi ato janë të gjitha “pro luftës”, siç shprehet Orban. Analistët shprehen se për Oban zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian duhet të zëvendësohen pasi do ta tërhiqnin Evropën në një luftë botërore.
“Orban nuk do ta pushtojë Brukselin, kjo është e sigurt. Ai duhet të ketë nevojë në 26 vendet për një përparim të vërtetë të partive euro-skeptike ose të ekstremit të djathtë, gjë që sigurisht nuk do të ndodhë në sondazhet e opinionit publik është, po, është e vërtetë që partia Konservatorët dhe Reformistët si dhe partia Identiteti dhe Demokracia ka shumë të ngjarë të jenë më me ndikim dhe më të madh se sa janë tani për momentin, por të presësh që ata të jenë shumica në Parlamentin Evropian është shumë larg realitetit”.
Në mbështetje të këtij mesazhi të fushatës, billbordet e qeverisë janë përhapur në të gjithë vendin ku përshkruhen liderët e partive opozitare si shërbëtorë të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, duke i ofruar asaj ‘migrimin dhe luftën’ në një pjatë.
Në një treg në qytetin lindor të Debrecen, shumë votues ranë dakord me pikëpamjen e Orban.
“E ashtuquajtura elitë liberale evropiane perëndimore, por që unë do të thoja se janë më tepër të lidhura me Amerikën, po krijon propagandë kundër propagandës së shtetit-komb dhe pro-luftës, e cila është me të vërtetë e neveritshme dhe shkatërruese”.
Orban ka qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me aleatët e tij në BE dhe Uashingtonin për një sërë çështjesh që kur forcat ruse nisën agresionin në Ukrainë në vitin 2022, duke përfshirë refuzimin për të dërguar armë në Kiev, ruajtjen e lidhjeve ekonomike me Moskën dhe vonimin e votimit për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Budapesti ka qenë gjithashtu i bllokuar në mosmarrëveshje me Komisionin Evropian mbi reformat e sundimit të ligjit që rezultuan në pezullimin e fondeve të BE-së në vlerë prej miliarda eurosh për Hungarinë.
Klan News