Reagon Beogradi pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”.

Pas këtyre deklaratave të Kryeministrit të Kosovës ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Në një postim në Facebook ai thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij do luftë e jo dialog.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, – shkruan Petkoviç.

Tv Klan