Petrit Vasili i Partisë së Lirisë është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas Klan News, Vasili do të pyetet për çështjen e lobimit të LSI në SHBA. Kujtojmë se forca politike LSI u riorganizua dhe ndryshoi emrin në atë që sot quhet Partia e Lirisë.

Vasili është thirrur në SPAK në cilësinë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë.

Pas daljes nga SPAK, Petrit Vasili bëri një koment të shkurtër për gazetarët duke thënë se prokurorët i informoi për çështjet që kishin interes.

“Kishin nja dy-tri pyetje, kishin interes për t’u informuar dhe i informova. Për çështjen që kishin interes ata, mund të pyesni SPAK-un, ju informojnë vetë”.

Hetimet e SPAK për lobimin e LSI në SHBA kanë nisur para disa kohësh pasi ka dyshime për burimin e parave dhe se shpenzimet nuk janë raportuar në KQZ. Për këtë çështje, para 3 muajsh u pyet në SPAK edhe Endrit Brahimllari, në funksionin e nënkryetarit të partisë.

/tvklan.al