Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Petro Koçi ka deklaruar sot se në Kabinetin Meta do të ketë ndryshime të tjera. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj partie të mbajtur në Vlorë janë hedhur një sërë kritikash për ministra të veçantë si Xhuveli, Ruka dhe Pana.

” Unë mendoj që qëndrimet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues janë të tilla që do të krijojnë hapërisën e nevojshme politike për kryeministrin që të bëhen ndryshime.”

Kjo parti vëren se tashmë koha nuk pret dhe se çeshtjet emergjente që shqetësojnë njerëzit janë dritat, uji dhe rrugët. Partia Socialiste është e vendosur tha Koçi për të nxitur qeverinë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Edhe njëherë Partia Socialiste ka kërkuar nga qeveria veprime më dinamike dhe hapa të menjëhershme drejt zgjidhjeve të problemeve të mprehta sociale./tvklan.al