Dashuria, urrejtja, hakmarrja, lumturia dhe shpresa për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur. Me këto ndjenja që shkojnë nga njëri ekstrem në tjetrin, Enver Petrovci sjell shfaqjen teatrale “

Kreolët e Ballkanit”, e shkruar

dhjetë vite para luftës në Kosovë duke parashikuar saktë ngjarjet para dhe pas saj.

Kreolë do të thotë fëmijë të lindur nga prindër të përzier në kuptim racor ose kombëtar, dhe autori ndalet edhe këtu për të treguar si janë trajtuar ata para luftës së Kosovës.

Protagoniste në këtë dramë vajza e regjisorit, Vanesa Petrovci.

“Për mua ka rol shume të rëndësishëm. Ka qenë roli i parë që kam dashur shumë. Ka qenë roli i ëndrrës fëminore. Sidomos tani që jam rrit e kuptoj thellësisht rolin dhe e kuptoj e bëj më shumë dashuri, sidomos kur e di që është edhe babi vetë e ka shkruajtur”, tha

Vanesa Petrovci.

Vetë Petrovci shprehet se nuk ka patur aspak dyshime për t’ia dhënë vajzës së tij këtë rol.

Unë e di që gjithmonë ma ka përmend, dhe nuk e di nëse ka një aktore tjetër që ta vendosja në atë rol. Nuk kam patur mëdyshje. Ka dashuri për këtë rol dhe kur një aktor e dashuron rolin nuk gabon.”

Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka nisur para disa muajsh, ndërkohë që në role janë edhe aktorë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi dhe Kriks Dumo.

Kreolët e Ballkanit”

vjen premierë në datat 8 dhe 9 Dhjetor në orën 19:00 në Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” .

Tv Klan