Protesta e opozitës së bashkuar e datës 16 Mars është kryefjala e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gazetari Alfred Peza, tha se koha për opozitën është kundër duke renditur disa arsye. Sipas Pezës, e para pasi ndërkombëtarët janë kundër djegies së mandateve dhe e dyta se parlamenti po mbushet me deputetë të opozitës.

“Së pari, opozita jonë ka kohën kundër, pasi komuniteti ndërkombëtar mbështet mazhorënacën dhe është kundër braktisjes së opozitës nga parlamenti.

E dyta e ka kohën kundër, pasi salla po plotësohet me deputetë të rinj të opozitës që kanë qenë pjesë e listave të opozitës. Kanë bërë fushatë elektorale dhe kanë qenë aty gjatë fushatës. Koha është duke punuar kundër opozitës që nuk i përgjigjet thirrjes së mazharancës”.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se është mazhoranca ajo që e ka kohën kundër, pasi Rama dhe funksionarët e lartë do të ndëshkohen.

“Sa për kohën që ecën kundër opozitës, koha ecën mbrapsht vetëm për Edi Ramën dhe do të vijë koha ku ata funksionarë siç është dhe rasti i Edi Ramës do të ndëshkohen.

Dje, DASH ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe ka thënë se ka një shtim të korrupsionit në Shqipëri dhe ka një mungesë totale të ndëshkueshmërisë ndaj rasteve flagrante të korrupsionit”,

tha Bardhi.

/tvklan.al