Përgjimet e radhës të dosjes 184 të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” mbrëmjen e kësaj të mërkure janë diskutuar sot në emisionin” Opinion” në Tv Klan. Gazetari Alfred Peza i ka cilësuar si një telenovelë gjermane dhe nuk mund të debatojë, për aq kohë sa nuk ka një dokument zyrtar të organit të hetimit.

Kjo është telenovela e radhës. E para, këto përgjime nuk merren provë as nga juristët nga hetuesit dhe as nga Prokuroria. Nuk e dimë a janë të vërteta, a janë me aktorë, a janë siç i ka përkthyer ai, apo janë siç janë përkthyer radhës tjetër, duke ndërfutur dhe hequr. Nuk mundemi dot…ka tre vjet Prokuroria që e ka në dorë dhe në vijmë për 3 minuta dhe të bëjmë gjyqin popullor dhe gjyqin televiziv, politike. Bëjmë prokurorin dhe gjyqtarin. Duhet të jemi seriozë. Këto janë gjëra të rrezikshme nuk mund të diskutohet në mënyrë serioze një situatë jo serioze për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet, 30 Qershorin, zhvillimet politike të vendit për 30 vitet e ardhshme. Këtu ushqehet me telenovelë të tilla. Nuk mund të jap një koment për përmbajtjen e një bisedë që nuk me vjen me një dokument zyrtar të organit të hetimit apo të gjykatës”.

Sipas Pezës, përgjimet janë marrë nga prokurorë të Partisë Demokratike të cilët nuk duan Refomën në Drejtësi.

“Çfarë ka ndodhur me këtë telenovelë. Këto janë marrë nga prokurorët e PD që nuk e duan reformën në drejtësi, ka dalë sekreti hetimor. Kjo është gjëja më jo serioze në botë dhe ti më fton të bëj një analizë serioze për situatën më komike në botë. Kjo është një telenovelë e cila po përdoret për të ushqyer makinën politike…Përgjimet qofshin telefonike janë indicie që të çojnë tek prova dhe unë nuk e di a kanë dalë nga ajo dosje, apo ajo çështje. Nuk mund të flas./tvklan.al