Peza publikon dokumentin: Kajmaku është i pafajshëm!

Peza publikon dokumentin: Kajmaku është i pafajshëm!

22:54 17/09/2019

Alfred Peza shfaqi mbrëmjen e së martën në emisionin “Opinion” dokumentin e Gjykatës së Janinës, sipas të cilit Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është i pafajshëm për ngjarjen e 13 Janarit të vitit 2003.

Por, sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thelbi nuk është nëse është fajtor apo jo, por nëse ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit apo jo.

Shehaj akuzoi Pezën se po gënjen dhe po mashtron.

Alfred Peza: Diskutimi ka qenë nëse është i fajshëm apo është i pafajshëm…

Agron Shehaj: Kjo nuk është e vërtetë, është mashtrim. Nuk është e vërtetë. Më vjen shumë keq t’ju ndërpres, por ju po gënjeni haptas. Nuk kemi diskutuar kurrë për fajësi apo pafajësi. Kurrë. Ne kemi diskutuar për formularin dhe për faktin që është ndaluar dhe nuk e ka deklaruar në formular. Pastaj vazhdo, nëse do të vazhdosh të gënjesh, vazhdo…

Alfred Peza: Është thënë që është dënuar, ka bërë këtë e atë, është i fajshëm etj. Sot ka dalë ky dokument zyrtar, të cilin të gjithë qytetarët shqiptarë duhet ta shikojnë, dhe i cili ka ardhur nga drejtësia greke. Nga Gjykata e Janinës, ku gjykata ka vendosur unanimisht, pra të gjithë anëtarët e trupit gjykues, që Jorgo Toto nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 Janarit 2003, duke e  shpallur atë të pafajshëm.

Blendi Fevziu: Pra paska një ngjarje të 13 Janarit 2003?

Alfred Peza: Po pra, ka një ngjarje për të cilën është i pafajshëm. Këtu fillon thelbi i diskutimit. Tani u pa që ishte i pafajshëm për rastin që po lakohet prej disa javësh. U tha që është arratisur, ndërkohë që avokati i Zotit kajmaku ka sqaruar se për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës greke, kuptoi se procesi ndaj tij kishte mbaruar me lirimin e tij në Janar të vitit 2003. Ndaj dhe nuk kishte informacion se duhej të paraqitej sërish në procesin ndaj tij pak muaj më vonë. E para, është i pafajshëm. Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që Kryetari i Bashkisë Vorë është i pafajshëm. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori