Alfred Peza shprehu shqetësimin e tij mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion”, për sulmin që sipas tij po i bën Partia Demokratike prokurorit të çështjes “Babale” dhe çështjes së kontratave të lobimit të PD. Për këtë ai pati edhe replika me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili si kundërpërgjigje solli në vëmendje akuzat që Kryeministri dhe zv/kryeministri bënë ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Alfred Peza: Shqetësimi në rastin të cilin po diskutojmë, lidhet me faktin se PD bën sulm personal, me emër-mbiemër ndaj prokurorit të çështjes.

Ervin Salianji: Po Erion Braçe shkoi në sallë të gjyqit e bëri copë atë.. Edi Rama në parlament, po këta i ndëshkon ti këta? Po Rama tha në parlament, prokurori i çështjes është pjesë e bandave.

Alfred Peza: Lulzim Basha sot, e morët vesh i ka shkuar çështja në gjykatë, sulmi ndaj këtij prokurori është i njëjti prokuror. Dhe sulmi i liderit të opozitës me emër-mbiemër ndaj një njeriu të drejtësisë dhe ndaj drejtësisë dhe prokurorisë është i papranueshëm.

Ervin Salianji: Një prokuror që nuk ka kaluar vetingun më. Po Rama më në parlament, po Erion Braçe? /tvklan.al