Pezullim i përkohshëm i Brexit

Posta

Pezullim i përkohshëm i Brexit

23:50 22/10/2019

Britania mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Të ethshme kanë qenë zhvillimet edhe në Britani. Me 329 vota pro dhe 299 kundër, deputetët britanikë dhanë një “dritë jeshile” për marrëveshjen e re të arritur nga Boris Johnson me Bashkimin Europian, por më pas ata votuan kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit.

322 deputet i thanë “jo” afatit tre-ditor për diskutimin dhe miratimin e legjislacionit të propozuar nga qeveria. Ky zhvillim sipas analistëve mund të nënkuptojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, një mundësi që Johnson e kishte lënë të hapur më herët.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të votimit, Johnson tha se qeveria do të pezullojë shqyrtimin e marrëveshjes për Brexit derisa Bashkimi Evropian të vendosë nëse do të ofrojë një shtyrje të re të afatit  për daljen e Britanisë së Madhe Unioni.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT