Komisioneria e BE-së për Energjinë, Kadri Simson thotë se vendimi i Gazprom për të pezulluar furnizimet me gaz në Bullgari dhe Poloni është një pikë kthese në krizën aktuale dhe ka paralajmëruar se çdo shtet mund të jetë i radhës.

Deklaratën Simson e dha pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së, të cilët po diskutonin se si BE duhet t’i përgjigjet njoftimit të Gazprom javën e kaluar.

Komisioneria e Energjisë ka thënë se teksa nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për furnizimet evropiane me gaz, pasiguria e situatës do të thotë që shtetet anëtare duhet të përmirësojnë planet kombëtare të emergjencës, të krijojnë furnizime të mjaftueshme për ruajtjen e gazit përpara dimrit dhe të diversifikojnë burimet e energjisë larg karburanteve fosile ruse.

Simson thotë se magazinimi i gazit aktualisht qëndron në 32% të kapacitetit të BE-së dhe po rritet./tvklan.al