Përgjatë një jave, Policia e Durrësit ka pezulluar 121 patenta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 110 patentat janë pezulluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe 11 të tjera për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërsa dy persona janë arrestuar se drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit.

Policia e Durrësit njofton se janë marrë rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. /

tvklan.al