Kompania e prodhimit të aeroplanëve Boeing ka pësuar një tjetër goditje

Pas aksidentit të regjistruar në Denver, agjencia ajrore amerikane ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve për 24 aeroplan të kësaj kompanie. Ndërkohë edhe Japonia që ka në përdorim një flotë prej 32 avionësh të kompanisë Boeing ka urdhëruar ndalimin e fluturimeve deri në sqarimin e rrethanave të defektit në motor të llojit të avionit 777. Pas lajmeve të publikuara në SHBA edhe Korea e Jugut ka deklaruar se do të ndalojë fluturimin e 6 avionëve të kompanisë Boeing 777.

Aktualisht në qarkullim janë 128 aeroplan të këtij tipi, të cilët kanë të njëjtin motor dhe që për ta thuhet se kanë rezultuar më një lloj defekti, për këtë arsye kanë filluar hetimet dhe është urdhëruar që përdorimet në disa vende të jenë në survejim të vazhdueshëm para çdo fluturimi. Më herët një tjetër tip i aeroplanëve të kompanisë Boeing u ndalua të fluturojë për shkak të aksidenteve të shpeshta.

Avionët e pasagjerëve Boeing 737 MAX brenda një harku kohor të shkurtër kanë shkaktuar 346 viktima. Aksidenti që rezultoi fatal edhe për vetë kompaninë ishte ai i 10 Marsit të vitit 2019 ku humbën jetën 302 pasagjerë të cilët po udhëtonin me kompaninë ajrore  Ethiopian Airlines.

Tetë ditë më vonë u urdhërua pezullimi i fluturimeve për 387 avion të tipit Boeing 737 Max. Në total nga ky tip avionësh janë regjistruar 15 aksidente në 30 vitet e fundit. Megjithatë në Gusht te vitit 2020 pas përmirësimeve të defektit të përhershëm Boeing 737 max u rikthye ne fluturim, por kjo i kushtoj kompanisë një gjobë prej 20 miliard dollarësh.

Klan News