Gjysmëfinalja e Kupës së Greqisë mes Paokut dhe Olimpiakosit nuk mundi të përfundonte. Ajo u pezullua në minutën e 89’. Sfida që luhej në Selanik u tensionua kur një nga lojtarët vendas u ndëshkua me karton të kuq dhe Olimpiakosi kryesonte me rezultatin 2 – 1.

Kjo bëri që tifozët vendas fillimisht të hidhin flakadanë në fushë dhe më pas të përlesheshin me forcat e policisë.

Një situatë e rëndë, por që nuk është hera pare në futbollin grek. Kjo ngjarje pritet që të shkojë në favor të Olimpiakosit, që duhet të fitojë takimin me rezultatin 3 – 0 në tavolinë, por do të ketë edhe ndëshkime të tjera për Paokun.

Tv Klan