Procedohen penalisht për shpërdorim detyre

7 efektivë të policisë së Korçës, mes të cilëve edhe shefi i qarkullimit, Ervin Dervishi janë pezulluar nga detyra.

Gjykata e Korçës kishte nisur hetimet ndaj tyre prej disa muajsh dhe ka vendosur që të gjithë të shkarkuarit të procedohen penalisht për shpërdorim detyre.

Grupi i policëve, të cilët janë pjesë e Komisionit të Gjobave në sektorit e qarkullimit, dyshohet se kishin ngritur një skemë abuzimi me gjobat e vendosura ndaj shoferëve.

Tv Klan