Manastirliu: Do të rinisë sapo të kalojë emergjenca

Për shkak të situatës së krijuar është pezulluar koncesioni i Check Up-it. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu konfirmoi në një intervistë për emisionin “Opinion” se ky koncesion është pezulluar për një afat të pacaktuar dhe se shërbimi për qytetarët do të rifillojë kur të kalojë urgjenca nga koronavirusi.

Koncesioni i Check Up nisi punë në Shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar. Ky koncesion parashikon kontrollin e shëndetit bazë për moshën nga 35 në 70 vjeç.

Ministrja Manastirliu foli edhe për infektimin e 7 mjekëve me koronavirus duke apeluar që pacientet që paraqiten në spitale të tregojnë kontaktet apo udhëtimet e tyre.

Ministrja tha se testimet për Covid-19 do të vijojnë të bëhen në mënyrë të përqendruar nga ISHP që ka një laborator të certifikuar nga OBSH dhe se numri i testimeve do të variojë sipas situatës.

Tv Klan