Pezullohet lehtësimi i masave bllokuese në RMV

Pezullohet lehtësimi i masave bllokuese në RMV

20:30 11/05/2020

Rritet sërish numri ditor i të prekurve nga Covid-19

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut nuk ka dhënë rekomandime për zbutjen e masave. Për dallim nga java e kaluar, disa ditë me radhë shënohet rritje e të prekurve me Covid-19.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 22 raste të reja, kryesisht në Tetovë dhe Shkup. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se janë dy shkaqe që kanë çuar në rritje të numrit të të prekurve.

Ndërkohë, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut për të martën ka paralajmëruar hapjen e xhamive. Mbajtja e maskave dhe dorezave, distanca fizike, dezinfektimi, do të jenë kushtet për hyrjen nëpër xhamitë. Për shkak të orës policore, disa vakte të namazit do të falen pa besimtarë.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo