Nikollë Deda shkarkoi një punonjës pa të drejtë dhe theu rregulloren e brendshme

Pezullohet nga detyra kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda. Ai dyshohet se ka pushuar pa të drejtë nga detyra një punonjës dhe nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues. Deda theu rregulloren gjatë kohës kur kishte përfunduar mandatin e postit që mbante.

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut u kallëzua nga Almiro Gurakuqi në janar të këtij viti, për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016.

Në kallëzim thuhet se në 21 shtator të 2020 është vendosur blerja e një godine në të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2, në vlerën 700.000 euro. Sipas kallëzuesit, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e një kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti Deda.

Nga hetimet rezulton se Deda me veprime dhe mos veprime, ka krijuar një klimë posedimi privat, duke përqendruar  në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku, apo pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Gjatë hetimeve gjithashtu u zbuluan edhe punësimet me lidhje nepotike. Ai kishte punësuar të fejuarave të djemve të tij, apo fëmijë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Prokuroria e Tiranës shprehet se Deda është në proces gjyqësor i akuzuar për pengim të ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorimin e detyrës, duke përqendruar kompetencat në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e urdhrit të stomatologut.

Shkeljet financiare të Urdhrit të Stomatologut u denoncuan edhe nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

Klan News