Ministrat teknikë të Partisë Demokratike vazhdojnë valën e shkarkimeve në administratë. Pas një beteje të gjatë me dokumente zyrtare, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka nisur procedurën e pezullimit të sekretares së përgjithshme, Julana Hoxhës, e cila rezulton të jetë edhe kandidate për deputete në listën e socialistëve në Tiranë.

Hoxha e ka kundërshtuar fillimisht largimin nga detyra të sekretares dhe ka dërguar një shkresë ku shprehet se ka hequr dorë nga kandidimi, por pas përgjigjes që ka ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bardhi shprehet në urdhrin e pezullimit të saj se nuk mund të tërhiqet tashmë nga lista shumëemërore e kandidimit.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë thonë se ka nisur të përgatitjet edhe dosja për ta kallëzuar penalisht znj.Hoxha.

Një tjetër kallëzim ka firmosur edhe ministrja e Financave Helga Vukaj, për Erlis Shalarin, doganier në Kakavijë. Ai dyshohet se ka bërë fushatë nën logon e Partisë Socialiste në orarin zyrtar.

Ministrja e Mirëqenies Sociale Kërtusha, ka shkarkuar inspektorin e sigurimeve shoqërore në Gramsh Urim Kishtën. Edhe për të motivacioni është përfshirje në veprimtari elektorale. /Tv Klan