Robert Aga del në përgjimet e BILD për zgjedhjet e 2017-ës

Robert Aga shefi policisë rrugore të Dibrës, i cili doli në përgjimet e gjermanes “Bild” për zgjedhjet e 2017-ës në këtë qark, është pezulluar nga detyra.

Mësohet se shkak nuk është bërë dosja e zgjedhjeve ne Dibër, por arrestimi i vëllait të tij për trafik droge, 51-vjeçarit Pajtim Aga.

Menjëherë pas kësaj, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra Robert Agën.

Në përgjimet e bëra publike nga gjermania “Bild”, Aga flet me ish-ministrin Saimir Tahir dhe deputetë të qarkut Dibër, për të marrë një pozicion më të mirë pune me argumentin se ka ndihmuar partine socialiste për zgjedhjet e 20017-ës .

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka akuzuar disa herë ish- shefin e qarkullimit sit të përfshirë në aktivitet kriminal dhe kultivim e trafik droge.

Ndërkohë mbrëmjen e së premtes, uniformat blu kanë zhvilluar një operacion në 5 qytete, ku përveç 51- vjeçarit Aga, janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë.

Sipas policisë të arrestuarit, trafikonin kanabis në formë çokollate nga Greqia në Shqipëri. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Tv Klan