Ky xhirim i publikuar në rrjetin social Twitter, që tregon dhunën që efektivët e forcave speciale franceze ushtrojnë ndaj një grupi protestuesish në Paris, pjesëmarrës në tubimet e 1 Majit, i ka hapur telashe truprojës së presidentit francez,  Alexandre Benalla.

Dyshohet se ai është përfshirë në mënyrë të jashtëligjshme mes grupit të policëve, që ushtruan dhunë ndaj dy të rinjve protestues, një vajze dhe një djali.

Ajo që e tradhëtoi truprojën e Emmanuel Macron është pikërisht fakti që ai është përpjekur të kamuflohet mes policëve duke vendosur helmetën, por nuk mban të veshur uniformën e ekipeve speciale, por thjesht rroba civile.

Autoritetet vendosën të nisin hetimet dhe ta pezullojnë nga detyra, pasi mediat franceze ishin të parat që hodhën dyshimet për ngjashmërinë e madhe që efektivi i veshur civil kishte me truprojën e presidentit.

Tv Klan